Zgjedhjet në LDK, çka ndodhë nëse është vetëm një kandidat?
Kryetari i LDK-së, ashtu sikurse edhe organet e tjera të këtij subjekti politik, zgjidhen me votim të fshehtë.
Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.
Statuti i LDK-së parashikon se në rast se Kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë Kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar.
Në punimet e Kuvendit marrin pjesë edhe anëtarët aktualë të Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, por pa të drejtë vote, nëse nuk janë të zgjedhurdelegatë të Kuvendit përkatës.
Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme në qoftë se në mbledhje marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit dhe nëse për to votojnë shumica e të pranishmëve.