75 Mall Live Search
13:59 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Zgjedhjet në LDK, Haziri konferencë nga Gjilani, Hoti viziton selinë në Prishtinë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, duket se po gjen kohë për t’u marrë edhe me partinë e tij, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Njëherësh kur Lutfi Haziri ka shpallur kandidaturën zyrtarisht nga Gjilani, Hoti ka qëndruar në selinë e partisë në Prishtinë.

IndeksOnline ka qëndruar në selinë e LDK-së ku shihet Hoti të ketë dalë nga aty.

Ndryshe, kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri të LDK-së, më 14 mars, pas dorëheqjes së Isa Mustafës pas rezultatit të zgjedhjeve, më 14 shkurt.

Deri tani, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Anton Quni kanë shpallur zyrtarisht kandidaturat për kryetar të ri.

E pa dyshim, që edhe Hoti ka gjetur pak kohë të merret me partinë e tij në këto kohë zgjedhjesh e vendimtare për rikthimin e fuqishëm të LDK-së./IndeksOnline/