75 Mall Live Search
17:37 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Deri në orën 17:00 kanë votuar 68% e popullsisë

Mali i Zi ka zhvilluar zgjedhjet parlamentare gjatë ditës së sotme. Siç raportohet, deri në orën 17:00 ka marrë pjesë 68.4% e popullsisë.

Kjo është një përqindje e lartë krahasuar me zgjedhjet e zhvilluara më parë.

Ndërsa për sa i përket shqiptarëve, sipas të dhënave pranë partive politike deri tani kanë votuar rreth 42%.