75 Mall Live Search
20:08 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Përfundon votimi, nis numërimi

Ka përfunduar votimi në Maqedoninë e Veriut, dhe tash ka nisur numërimi i votave.

Të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Ata mund të votonin në 3.474 vendvotime në gjithë vendin për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista kandidatësh për këshillat komunalë, apo gjithsej për 10.490 kandidatë.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatura të pavarura. Numri më i madh i kandidatëve për kryetarë komunash është në Qytetin e Shkupit – gjithsej 16 kandidatë.

Zgjedhjet po monitorohen nga 1.451 vëzhgues, prej tyre 807 vendas dhe 644 ndërkombëtarë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ishte 39.61%. Sipas KSHZ-së, procesi i votimit është zhvilluar pa probleme, pa njoftime për parregullsi apo shkelje të mundshme./TS