13:44 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zgjedhjet në Podujevë, a do të ndahen sot mjetet nga qeveria

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka thënë troç të martën pasdite se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës mund të dështojnë.

Ky njoftim është bërë në mbledhjen e këtij institucioni pasi që Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar buxhetin të cilin e ka kërkuar KQZ-ja për t’i organizuar këto zgjedhje.

Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti ka kërkuar dje që të behët edhe një kërkesë urgjente që sot gjatë ditës qeveria të ndajë mjetet në të kundërtën mundësia që të dështoi procesi zgjedhor është e madhe.

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur sot mbledhjen e kabinetit qeveritar dhe mbetet të shihet nëse aty do të merret vendimi për ndarjen e mbi 400 mijë eurove siç ka kërkuar KQZ-ja apo do të thellohet edhe më shumë problemi.

Ky është rast i rrallë dhe i pari kur Qeveria e Kosovës vonon kaq shumë për të aprovuar buxhetin të cilin e kërkon KQZ-ja për të organizuar zgjedhje të jashtëzakonshme./IndeksOnline/