75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zgjedhjet në Podujevë, aktivizohen edhe deputetët!

Zgjedhjet lokale në Podujevë ka aktivizuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Partia Demokratike të Kosovës.

Përpos tyre, LVV-së në ndihmë i ka dal edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Deputetët e partisë së Kurtit janë shprehur optimist se kandidati i tyre, tashmë deputeti, Shpejtim Bulliqi do të dal fitues i 15 marsit, shkruan Indeksonline

Image result for shpejtim bulliqi

“Në përgatitje të fitores në LLAP, bashkë me Kryetarin e Mitrovicës z. Agim Bahtiri”, ka shkruar deputet Eman Rrahmani, i cili ishte i shoqëruar me Mefail Bajqinovcin dhe zv/ministrin, Xhelal Sfeqla.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka shkruar një status në gjuhën angleze: All for one #Podujeva “, duke shpresuar se kandidati  i partisë së Kadri Veselit, Naim Fetahu, do të triumfojë.

Image result for naim fetahu

Zejnullahu ishte e shoqëruar edhe nga bashkëpartiakët: deputetja, Ariana Musliu-Shoshi, Kujtim Gashi, Sejdi Hoxha dhe Besa Ismajli.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikimin kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë.

Për kryetar të Komunës së Podujevës u certifikuan vetëm 3 kandidatë nga tri partitë, LDK, VV dhe PDK.

Kryeshefi Ekzekutiv, Yll Buleshkaj tregoi se tre kandidatët nga subjektet politike kanë përmbushur kriteret dhe duhet të certifikohen.

“Tri kandidatura nga LDK, Nexhmi Rudari nga VV Shpejtim Bulliqi dhe nga PDK, Naim Fetahu. Kërkoj nga KQZ që të certifikohen pasi plotësojnë kriteret”, tha ai.