13:08 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / k.v

Zgjedhjet në Podujevë/ Arrestohet një person në shkollën ekonomike (Video)

Një person është arrestuar në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, raporton IndeksOnline.

Arsyeja e këtij arrestimi është fotografimi i votës që është e ndaluar rreptësisht me Kodin Penal të Kosovës.

I dyshuari është futur në veturën e policisë dhe është dërguar në stacion për tu intervistuar.

Në këtë shkollë është duke u votuar që nga ora 07 e 00 për kryetar të komunës.

Kjo është qendra më e madhe e votimit në Komunën e Podujevës./IndeksOnline/