Zgjedhjet në Podujevë, partitë mësojnë numrat në fletëvotime

Tri subjektet politike garuese në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës, kanë mësuar numrat e tyre në fletvotime.
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 10, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 11, dhe Lëvizja Vetëvendosje numrin 12.
Shorti është tërhequr në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku kryetarja e saj, Valdete Daka ka bërë thirrje për një proces të rregullt zgjedhor./IndeksOnline/