75 Mall Live Search
22:22 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / Z S

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

Janë numëruar mbi 106 mijë nga gjithsej 194 mijë zarfe të votave të ardhura nga diaspora sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri tani, procesi ka përfshirë rreth 60% të totalit, me një rezultat që favorizon qartë Partinë Socialiste e Shqipërisë.

PS kryeson me 57,209 vota, që përfaqësojnë 54% të votave të numëruara, duke lënë pas koalicionin PD-ASHM me 29,866 vota (28.27%). Në vend të tretë renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me 8,836 vota (8.37%). 

Partitë më të vogla vazhdojnë të marrin mbështetje modeste./Indeksonline/