75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet në Spanjë, socialistët shënojnë përsëri fitore por pësojnë rënie në vota

Partia Socialiste përsëri ka shënuar fitore në Spanjë. Ata fituan zgjedhjet e treta në katër vitet e fundit.

Përkundër fitores, socialistët kanë shënuar rënie në vota, transmeton Indeksonline.

Partia e kryeministrit, Pedro Sanchez arriti të grumbulloj 29% të votave dhe do të duhet të hyj në koalicion me partitë tjera, shkruan BBC.

I dytë doli Partia Popullore në krye me Pablo Casedo. Ata morën 16.7% të votave. I treti doli katalunasi, Albert Rivera. Në pozitën e katërt ishte Pablo Iglesias, i cili mori 14.3%.

Për herë të parë që kur pushteti ushtarak përfundoi, një parti e djathë, Vox, do të jetë në parlament. Ata fituan 10.3%.

Vox kundërshtojnë multikulturalizmin, migrimin e pakufizuar dhe atë që ata e quajnë ‘feminëzm radikal’.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 75.8% ,  më e madhe se zgjedhjet e 2016-të./Indeksonline/