Zgjedhjet në Tiranë dhe Veliaj/ Rama mbledh deputetët e kryeqytetit në PS
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka njoftuar një mbledhje këtë të mërkurë me deputetët e Tiranës.
Mbledhja ka nisur nga ora 19:00, në selinë e PS-së, raporton Euronewsalbania.
Kjo mbledhje vjen pak orë pas takimit që Kryeministri ka zhvilluar me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër, ky është takimi i parë i Ramës pas anulimit të zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit të Kushtetueses këtë të hënë./Indeksonline/

