12:51 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Zgjedhjet në Veri/ Çfarë epilogu do të dal sot nga takimi i presidentes me partitë politike?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takojë sot partitë politike për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Takimi pritet të mbahet nga ora 14:30. Ky takim do të jetë i mbyllur dhe mediave u është bërë me dije se mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Kujtojmë se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë rekomandim për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor 2022.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e së shtunës të KQZ-së, vetëm një ditë pasi ky institucion mbajti mbledhje me dyer të mbyllura.

Sipas anëtarëve të KQZ-së janë institucionet e sigurisë që u takon të flasin për sigurinë.