75 Mall Live Search
17:48 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet në veri, Hoxhaj thumbon Listën Srpska dhe VV

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thumbuar dy partitë politike, Srpska dhe VV, pas fillimit të fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës.

Ai i ka quajtur mohuese të shtetit të Kosovës në raport me PDK-në.

“Fillimi i fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës është dëshmi e shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës në këtë pjesë të vendit. Besoj që ky proces të shkojë mirë, të jetë demokratik dhe qytetarët e këtyre komunave të zgjedhin lirshëm dhe pa presion kryetarët e tyre. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se vetëm PDK, nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse, e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës.  Prandaj, vota për PDK-në ëshë votë për shtetin e Kosovës” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.