75 Mall Live Search
20:04 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet në veri, rrezik që kandidatët e Listës Serbe përsëri të japin dorëheqje

Gjatë ditës së djeshme u mbajtën zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës. Në të gjitha komunat, fitues dolën kandidatët e Listës Serbe.

Analisti i njohur, Nexhmedin Spahiu për Indeksonline tha se ka rrezik se fituesit të japin dorëheqje dhe situata të përkeqësohet.
 
“Asgjë tani, po mendoj është bërë ajo që ka qenë e pritur. Të fitojnë ata kandidatë. I vetmi rrezik është që të japin dorëheqje përsëri dhe situata të jetë akoma e përkeqësuar.”, u shprehë Spahiu.

I pyetur se nëse pritet që këto zgjedhje të sjellin ndryshime pozitive, Spahiu nuk u shprehë optimist.

Nuk ka kurrfarë ndryshimi pozitiv. Zgjedhjet janë bërë që duhet me qenë dikush kryetar.”, tha ai.

Ai propozoi që Kosova duhet të bëjë një strategji në rast se kandidatët e Listës Serbe japin dorëheqje. “Qeveria e Kosovës duhet me bo strategji, nëse ata përsëri japin dorëheqje, duhet të mendohet se si do të mund të emërohet ndonjë guvernator i përkohshëm se si të qeveriset me komunat.”, u shprehë Spahiu./Indeksonline/