75 Mall Live Search
08:58 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Zgjedhjet në Veri, sot mblidhet KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor sot do të mblidhet sot nga ora 11:00.

Në rend dite është certifikimi i kandidatëve të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje për Kuvend Komunal në Leposaviq.

KQZ-ja edhe ditën e djeshme mbajti një takim.

Në atë takim është diskutuar siguria e zyrtarëve të KQZ-së në veri të vendit dhe së shpejti pritet që t’i dërgohet shkresë presidentes Vjosa Osmani, ku do t’i kumtohet qëndrimi i komisionit.