75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 13 Mars 2023 / k.v

Zgjedhjet në veri/ Sot mbyllet afati për partitë politike

Zgjedhjet në veri, sot mbyllet afati për partitë politike, që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje.

Më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq.

Raportohet se deri tani të premten, në KQZ 8 parti politike i kanë dërguar njoftimet zyrtare për mospjesëmarrje.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës. Kjo, sipas tyre, pasi qënuk janë përmbushur kërkesat që e shtynë të largohet nga institucionet e vendit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash fillimisht ishin caktuar për datën 18 dhjetor të vitit 2022, por u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, transmeton rtk.

KQZ-ja ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, si dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.