Zgjedhjet në veri, sot tërhiqet shorti
Më 19 maj qytetarët e komunave me shumicë serbe do të vendosin për udhëheqësit e tyre, përcjellë Indeksonline.
Pas certifikimit të tri partive, dy prej të cilave shqiptare dhe një serbe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), sot do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve.
Tërheqja do të mbahet me fillim nga ora 11 në zyret e KQZ-së.
Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviq dhe Zubin Potok, kandidojnë Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.
Këto zgjedhje kanë ardhur pas dorëheqjes së katër kryetarëve nga Lista Serbe, tre prej të cilëve kanë rikandiduar prapë.