11:33 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / k.v

Zgjedhjet në veri/ Tërhiqet nga gara kandidati Aleksandër Arsenijoviq

Aleksandër Arsenijoviq, është tërhequr nga gara për zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës Veriore që pritet të mbahen me 18 dhjetor.

Certifikimi i tij ishte bërë në mbledhjen e KQZ-së që ishte mbajtur më 28. 11. 2022.

“Subjekti politik Iniciativa Qytetare “Srpski Opstanak”, ka dorëzuar dokumentacionin për certifikim të subjektit politik me datën 25 nëntor 2022. Ky subjekt politik, ka aplikuar për tu certifikuar për të garuar në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut. Pas kontrollimit të dokumentacionit, Zyra ka vërtetuar që ky subjekt politik ka plotësuar kërkesat në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rekomandon certifikimin e subjektit politik dhe kandidatit të këtij subjekti politik Aleksandar Arsenijoviq për Kryetar komune në Mitrovicë të Veriut”, kanë thënë në KQZ.

Sipas një burimi të IndeksOnline brenda KQZ, kandidat Aleksandër Arsenijoviq është tërhequr vullnetarisht nga kandidimi./IndeksOnline/