Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, s’ka marrëveshje për kandidat të përbashkët
Në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Maqedoni, BDI ka vendosur sonte të del me kandidat të saj shqiptar.
Edhe përkundër tentimeve të shumta që kanë qenë nga kjo parti për të dalë me kandidat të përbashkët me LSDM-në maqedonase duket se një gjë e tillë nuk do të ndodh.
“BDI ka vendim unanim për të dal me kandidat shqiptar. Por do të flasim edhe me partitë tjera shqiptare për të gjetur një kandidat të përbashkët”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali ahmeti pas takimit që mbajti sot me kryesinë e kësaj partie në Tetovë.
Edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani theksoi se vendimi unanim i kryesisë së kësaj partie është që në zgjedhjet presidenciale të dal me kandidat të saj. Me këtë ai ka lënë në plan të dytë apo përjashtues kandidatin koncensual, një opsion i promovuar i kësaj partie./Indeksonline/