12:47 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Bernie Sander kandidati tjetër kundër Trump

Një numër demokratësh ditët e fundit kanë filluar veprimet përgatitore për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

I radhës që ka shpallur kandidaturën e tij për të parin e SHBA-së është Bernie Sanders, transmeton Indeksonline.

Sanders humbi zgjedhet presidenciale demokratike ndaj Hillary Clinton në vitin 2016.

Senatori 77-vjeçar i Vermontit gëzon popullaritet të madh midis mijëvjeçarëve për idetë e tij progresive.

 Ndryshe, pritet që një numër i madh politikanësh demokratë të konkurrojnë përballë Presidentit Trump, i cili vitin e ardhshëm do të garojë për një mandat të dytë. /Indeksonline/