75 Mall Live Search
10:12 / E Diele, 12 Tetor 2025 / P M

Zgjedhjet lokale, qytetarët e kryeqytetit tregojnë pritshmëritë e tyre

Qytetarët e Prishtinës kanë kërkesa të shumta për udhëheqësin e ardhshëm të kryeqytetit. Megjithatë, pritjet e tyre për ndryshim janë të pakta. Indeksonline sjell deklarata të qytetarëve që kanë votuar në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, qendra e votimit me numër 1908.

Mehdi Gashi, i cili është 85-vjeçar nga Prishtina thotë se ka kërkesa të shumta për këdo që zgjedhet kryetar i ardhshëm i kryeqytetit.

Gashi: Për që presim mirë po dalim, shëndetësia në vend të parë

“Për që presim mirë po dalim…shëndetësia në vend të parë, se ne jemi plakur, shëndetësia, papunësia, fukarallaku… s’kam fjalë, cili po vjen po thotë unë qishtu, unë qishtu, në fund po përfundojmë njëjtë”, tha ai.

Edhe Halil Abdullahu thotë se ka shumë gjëra që duhet të ndryshohet e punohet në Prishtinë, por pritjet i ka të pakta.

Abdullahu: Asgjë nuk presim më mirë

“Hiç vallah asgjë, si deri tash siç ka qenë, asgjë nuk presim më mirë. Veç inshAllah bëhet më mirë”, tha ai.

Një qytetar tjetër i cili ushtroi të drejtën e votës në shkollën “Hasan Prishtina”

Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.

Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qender votimi me kusht.