11:12 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / k.v

Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, qeveria ka ndarë 400 mijë euro për këtë vit

400 mijë euro. Kaq para ka planifikuar qeveria të shpenzoi gjatë këtij viti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë.

Projekti që ka nisur shumë vite më parë, ka mbetur në gjysmë.

Segmenti Prishtinë-Kijevë është përfunduar, ndërsa pjesa tjetër me një gjatësi prej 32 km, deri në Zahaq ende as që ka nisur.

Premtime të shumta kishin dhënë ish ministrat e infrastrukturës, duke caktuar edhe afate të shkurta që kjo rrugë do të përfundoi shpejt, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Në buxhetin e miratuar në Kuvend, planifikohet që edhe për vitin e ardhshëm (2023) për zgjerimin dhe rehabilitimin e kësaj magjistrale të ndahen edhe 400 mijë euro tjera, fonde këto jo të mjaftueshme për të përfunduar projekti që ka mbetur në gjysmë e që është shumë i nevojshëm për qytetarët.

Ndryshe për zgjerimin dhe rehabilitimin e magjistrales M9, Prishtinë-Pejë, deri në vitin 2021 janë shpenzuar 123.530.348 euro./IndeksOnline/