17:16 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / L K

Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve (VIDEO)

Linjës së dyshekëve të gjigantit “Comodita” i është shtuar edhe një fabrikë prodhimi në ‘Tokën e Premtuar’.

Pas eksportit rekord të viteve të fundit, prodhuesi lider kosovar ka hapur në Huston, Texas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pikën prodhuese “Nap Queen Sleep”.

Kapacitetet, planet dhe stafi që shumica e të cilit përbëhet nga vendas amerikanë, janë të vendosura në një hapësirë prej 24 mijë metra katrorë, ku përfshihet administrata, showroomi, hapësirat prodhuese si dhe magazina.

Makineria ku operojnë mbi 35 punëtorë, nxjerr 400 dyshekë  “Made in Kosovo” për 24 orë me çmim të mirë e kualitet superior.

Kujdes i veçantë i është kushtuar edhe shitjes, duke depërtuar në tregjet më të suksesshme online në SHBA, të cilët shiten në rrjetet gjigande të Amazonit, Walmartit, Targetit, etj.

Asnjëra nga këto nuk ishte e vështirë, falë ndërlidhjes perfekte të prodhimit me tregtimin dhe punës së palodhshme, që e bëjnë këtë kompani krenari të shqiptarëve në Amerikë.