75 Mall Live Search
11:30 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / k.v

Zgjerimi i rrugës në Veterenik, pritet shpronësimi i tokave

Zgjerimi i rrugës nacionale N2, segmenti “Hyrja në qytetin e Prishtinës” në Veterenik do të prek edhe pronat private të disa qytetarëve, transmeton IndeksOnline.

Sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka diskutuar për shpronësimin e atyre tokave.

“Është miratuar kërkesa për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të pronave, të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti “Hyrja në qytetin e Prishtinës” në Veternik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./IndeksOnline/