23:19 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zgjerimi i sheshit “Adem Jashari”, do të kushtojë afro 180 mijë euro

Shumë shpejt do të bëhet zgjerimi i sheshit “Adem Jashari”, në Skenderaj.

E lidhur me këtë Kuvendi Komunal pak ditë më parë ka finalizuar kontratën më të re.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 190.000,00 euro, derisa për të njëjtin tender është arritur të nënshkruhet për vlerën 179.045,64 euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, në kontratë bëhet e ditur se tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomik DELTA – CCD SH.P.K.; N.N.T. A.B.C. ; A- Z Group SH.P.K.

Ndryshe, kohëzgjatja e kontratës është për 120 ditë. /Indeksonline/