19:49 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Zgjidhet dilema: A garanton madhësia e organit gjenital kënaqësi më të madhe në seks?

Të ndryshme janë mendimet rreth madhësisë së organit mashkullor – a është dimensioni kryesor për një orgazëm më të mirë, nëse garanton gjithnjë kënaqësi apo është vetëm një mit.

Ekspertja e seksit, Kate Taylor shpjegon nëse organi më i madh është i rëndësishëm për një orgazëm më të mirë.

Çka është vendimtare kur këto gjëra janë në pyetje – teknika, dashuria, gatishmëria fizike apo karakteristikat  fizike “të akterëve”.

Shkenca në njërën nga temat tashmë ka gjetur përgjigje: gjatë ereksionit organi mesatar është 13,12 cm.

Taylor thotë se dimensioni në përgjithësi nuk ka lidhje me arritjen e orgazmës. Sipas saj, madhësia nuk ka rëndësi.

“Në klitoris gjendet numri më i madh i përfundimit të nervave, si dhe në vetë hyrjen e vagjinës. Kjo konfirmon saktë se nuk është e rëndësishme madhësia e organit mashkullor që femra të ketë orgazëm shpërthyes”, tha Taylor për The Sun.