Zgjidhet dilema me shkronjë O dhe numrin 0 te mesazhet e Prishtina Parking

Prishtina Parking ka dalë me njoftim ku kanë sqaruar dilemën e shkronjës O dhe numrit 0 te tabelat e tyre.
“A është numri 0 apo shkronja O? Klientët tanë kanë hasur në probleme për shkak të ngatërrimit të numrit 0 dhe shkronjës O gjatë dërgimit të SMS.
Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A. tani më e ka zgjidhur këtë defekt të tabelave përmes sistemeve tona, ku tabelat do i njohin edhe si numër zero (0) edhe si shkronjën O”, thuhet në njoftim./Indeksonline/