75 Mall Live Search
22:01 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zgjidhet presidenti i La Liga-s, ai është fans i Real Madridit

Është prezantuar vetëm një kandidaturë për presidencën e La Liga-s, e ajo ishte nga Javier Tebas, i cili edhe arriti të emërohej prap president i ligës spanjolle.

Tebas do të jetë prap president i një nga ligave më të forta për katër vitet e ardhshme.

Ai ka punuar për njëmbëdhjetë klube të ndryshme të La Liga-s, dhe po ashtu kishte edhe shumë role të rëndësishme në këtë ligë.

Po ashtu Tebas është tifoz i Real Madridit por ai ka thënë që kjo nuk ndikon në anësin e tij si president./Indeksonline/.