10:55 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zgjidhet Presidenti i ri i Federatës Franceze të futbollit

Federatës Franceze të Futbollit sot ka mbajtur mbledhjen e asamblesë së përgjithshme në Paris, ku Philippe Diallo u zgjodh President deri në fund të vitit 2024.

Dailo ishte Ushtruesi i detyrës së presidentit të FFF-së, që nga muaji janar, pas dorëheqjes së Noël Le Graët, shkruan IndeksOnline.

Ai u zgjodh President i federatës së Futbollit të Francës me 91.26% të votave të asamblesë.

Diallo mori fillimisht besimin e komitetit ekzekutiv, i cili i propozoi asamblesë emrin e tij për të përfunduar mandatin aktual, i cili shtrihet deri në asamblenë e ardhshme zgjedhore federale në dhjetor. 2024. Më pas, rreth 200 zyrtarë të zgjedhur të mbledhur të shtunën në një hotel në perëndim të Parisit konfirmuan zgjedhjen e tij me një votë shumë të madhe.

59-vjeçari pasi u zgjodh President, tha se ky është një nder i madh për të dhe gjithashtu një përgjegjësi e madhe.

“Duke votuar masivisht për mua, po më bëni një nder të madh. Është gjithashtu një përgjegjësi e madhe që e matë sepse kemi përjetuar një sërë vështirësish muajt e fundit”, ka reaguar ai në platformë.;;, tha Diallo.

Ai është Presidenti i 13-të i Federatës së Futbollit të Francës./IndeksOnline/