Zgjidhet problemi i Crystal Palace për garat evropiane, Textor shet aksionet e tij

Crystal Palace rrezikonte të mos merrte pjesë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Kjo pasi që pronari i kësaj skuadre, John Textor ka në pronësi edhe një skuadër tjetër pjesmarrëse në këtë garë, Lyonin.
Mirëpo ky problem për fituesin e “FA Cup” u zgjidh, pasi që pronari amerikan vendosi t’i shiste 43 përqind të aksioneve që kishte, tek pronari i Neë York Jets, Woody Johnson.
Textor, thuhet se shiti klubin për vlerën e 190 milionë eurove si dhe është miratuar edhe nga Premierliga.
Mendohet se Johnson do t’i nënshtrohet të njëjtit sistem si firma e Textor, në atë që pavarësisht se zotëron 43 përqind të klubit, ai do të ketë vetëm një të katërtën e të drejtave të votës, së bashku me kryetarin Steve Parish dhe investitorët amerikanë Josh Harris dhe David Blitzer, me vendimin që pritet të mirret nga UEFA në fund të këtij muaji./IndeksOnline/