75 Mall Live Search
19:59 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zgjidhet udhëheqja e re e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së

Sindikata e Punëtorëve e Radiotelevizionit të Kosovës ka zgjedhur sot udhëheqjen e saj të re.

Kjo sindikatë ka mbajtur sot kuvendin e gjashtë zgjedhor, ku prezentë ishin shumica e anëtareve të Kuvendit të SPERTK’së.

“Fillimisht Kuvendi i anëtarëve ka harmonizuar dhe ka ndryshuar 6 pika 6.5. dhe nenin 7 pika 7.3 të cilat kanë të bëjnë me mandatin e anëtarëve të kryesisë dhe mandatin e kryetarit, duke i harmonizuar me statutin e BSPK-së, pasi SPERTK është anëtare e BSPK-së. Këto ndryshime u përkrahën dhe u votuan në mënyrë unanime nga Kuvendi”, bën të ditur sindikata, nëpërmjet një njoftimi.

“Pas ndryshimeve statutare është zhvilluar votimi për kryetar të kuvendit, anëtarë të kryesisë dhe kryetar të SPERTK-së. Me shumicë votash është rizgjedhur edhe për një mandat katër vjeçare gazetari Gëzim Bimbashi”, thekson njoftimi.

Këta janë emrat të cilët janë zgjedhur për të udhëhequr SPERTK-në për katër vitet e ardhshme:

Gëzim Bimbashi-Kryetar i SPERTK-së

Blerim Ruhani-Anëtar

Branko Staletovic-Anëtar

Fitim Selmani-Anëtar

Slavisha Jovanovic-Anëtar

Elez Hajzeri-Anëtar

Daut Qulangjiu-Anëtar

Fejsal Shasivari-Anëtar

Shpetim Berisha-Anëtar

Rabit Osmani-Anëtar

Besart Krasniqi-Anëtar

Arlinda Sejda-Kryetare e Kuvendit të anëtareve