75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 13 Maj 2025 / L K

Zgjidhja e ngërçit, Memli merr shembullin e demokratëve në SHBA

Memli Krasniqi ka marrë shembull vendimin e partisë demokrate në SHBA për ta ndërruar Joe Bidenin me Kamala Harrisin për garën presidenciale.

Ai ka thënë se është i pakuptimtë insistimi i Albin Kurtit për ta mbajtur Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të kuvendit.

“Unë shpreh keqardhjen për situatën në të cilën krejt institucionet kanë mbetur peng i VV-së, e cila përkundër insistimit tonë për ndërrim të kandidates, ani pse nuk e ka votën, ajo vazhdon. Në situata aktuale ndërrohen kandidatët në mes të garës. Edhe në SHBA në mes të garës partia demokrate ndërroi kandidatin për president, është e pakuptimtë insistimi i Kurtit për Haxhiun”, ka thënë Krasniqi.