75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 28 Prill 2022 / OSH

Zgjidhja e problemit me qentë endacakë, Rama formon grup të gjerë punues

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po punon me intensitet të madh për të zgjidhur problemin e qenve endacakë në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

Ai ka njoftuar se ka formuar grupin e madh punues që do ta trajtojnë me seriozitet këtë temë.

Rama tha se për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe i mirëfilltë me nivelin qendror dhe komunat tjera të vendit.

U themelua grupi punues në bashkëpunim edhe me akterë jashtë strukturës komunale për trajtimin e qenve endacakë në Kryeqytet.

Grupi Punues do të përbëhet nga:

1. Komuna e Prishtinës;

2. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);

3. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);

4. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë e Kosovës (AUVK);

5. Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK);

6. Policia e Kosovës (PK);

7. Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve (FDK);

8. Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)

Jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë, duke zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit, mirëpo për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe i mirëfilltë me nivelin qendror dhe komunat tjera të vendit.