75 Mall Live Search
12:18 / E Premte, 07 Korrik 2023 / S Z

Zgjidhja e rektorit të Universitetit të Gjilanit, Lushaku-Sadriu: Rektor partiak, VV po i “kap” institucionet

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të enjten ka zgjedhur Artan Dërmakun rektor të universitetit, për mandatin katërvjeçar.

E në lidhje me këtë ka reaguar Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK, e cila ka thënë se rektori i sapozgjedhur në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është partiak, pasi që është anëtar i Vetëvensoejs.

Sipas Lushaku-Sadriut,  partia në pushtet, po vazhdon të bëjnë kapjen e të gjitha institucioneve.

Postimi i plotë i Lushaku-Sadriu:

Anëtari i VV-së, rektor i Universitetit të Gjilanit!

Thonin që do t‘a bëjnë ‘çkapjen’…

‘Çkapje’ duke zgjedhur anëtarin e VV-së rektor të Universitetit të Gjilanit?! Rektor partiak?!

‘Ndryshimi’ i kërkuar po merr formë: Kapje e të gjitha institucioneve publike nga partia në pushtet.