Zgjidhja për grevën, mblidhet Këshilli Ekonomik Social

Këshilli Ekonomik Social nga ora 15:00 ka filluar mbledhjën.
Ky takim po mbahet në një përpjekje tjetër për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së krijuar nga greva e përgjithshme në arsim e administratë, kryesuesi i Këshillit Ekonomik Social, Atdhe Hykolli ka ftuar të gjithë partnerët social në një mbledhje të përbashkët.
KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e organizatave të punësuarve, organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë.Ne mesin e pjesëmarrësve, në këtë mbledhje janë të ftuar të marrin pjesë 5 anëtarë nga Qeveria e Kosovës, ndër ta ministri i Financave dhe ajo e Arsimit.
Këshilli Ekonomik Social përbëhet nga pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e të punësuarve, pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e punëdhënësve dhe pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Qeveria e Kosovës.Këshilli Ekonomiko-Social i themeluar me ligj ka qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të dialogut social në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe profesionale, që realizohen, përmes zgjidhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe.