75 Mall Live Search
12:44 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Zgjimi i pranverës”, shpërblehet me “Grand prix” në International Skupi Festival

“Zgjimi i pranverës”, është shpërblyer me “Grand prix” në International Skupi Festival

Juria e ITF (International Theater Festival) SkupiFestival, ka  përzgjedhur “Zgjimi i Pranverës”, të autorit Frank Wedekind, me regji nga Zana Hohxa dhe prodhuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës  dhe Artpolis – Art dhe Qendra e Komunitetit, si: Shfaqja më e mirë”.

Shfaqja nga Kosova u shpërblye me çmimin “Grand Prix”, në edicionin e katërmbëdhjetë të ITF SkupiFestivali.

“Zgjimi i pranverës” u shpërblye për shkak të konceptit të saj të fortë regjisorial dhe estetikës bashkëkohore teatrore, duke sjellur një “drejtim të ri” të shprehjes teatrore ballkanike, që është në hap me atë evropiane, duke vepruar në fushën e “teatrit total”, duke përdorur muzikë, dramë, vallëzim dhe video, me aktrim që shtyjnë kufijtë e zakonshëm, dhe duke përfshirë edhe reagimin e audiencës./Indeksonline/