75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Zgjohet nga koma futbollisti me COVID19

Gjatë kësaj jave është njoftuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të Junior Sambia, i cili sot madje thuhej se ka përfunduar në gjendje koma.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, të cilat thirren në agjentin e lojtarit, Sambia është jashtë ventilatorëve dhe është zgjuar nga koma.

Lojtari kishte komplikime të gjendjes shëndetësore pasi u infektua me virusin Covid-19.

23 vjeçari Sambia, ishte lojtari i parë në Ligue 1 që testoi pozitiv në koronavirus.