75 Mall Live Search
23:38 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zgjohet vonë nga gjumi Lazio, rikthehet tek fitorja pas pesë ndeshjeve

Lazio ka arritur që më në fund të shënoj një fitore pas pesë ndeshjeve me humbje e barazime.

Ata kanë arritur ta mposhtin Cagliarin me rezultat 2:1 sonte, transmeton Indeksonline.

Të oarët që shënuan gol ishin mysafirët me anë të Giovanni Simeone në minutën e 45-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Lazio arriti ta barazoj rezultatin me anë të Milnekovic-Savic.

Pastaj në minutën e 60-të, Immobile arriti që ta kaloj në epërsi Lazion.

Kjo fitore tashmë ka rëndësi të vogël, pasi Lazio nuk është më në garë për titull.

Ata në pesë ndeshjet e fundit nuk arritën asnjë fitore, duke i dhënë kështu fund ëndrrës së tyre për të fituar titullin e Series A./Indeksonline/