75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

“Zgjoi” fiton tri çmime, Osmani: Vajzat tona ia dolën përsëri!

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi filmi “Zgjoi” mori tri çmime në “Sundance Film Festival”, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se është një ditë krenare për Kosovën, ku nuk munguan urimet për regjisoren, Blerta Basholli.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se vajzat tona ia dolën përsëri.

Një ditë krenare për Kosovën sot! Blerta Basholli, jona, theu rekorde në @sundancefest me filmin e saj ‘Zgjoi’. Vajzat tona ia dolën përsëri!”, shkroi Osmani./Indeksonline/