“Zgjoi” nuk nominohet për “Oscar”

Rrugëtimi i “Zgjoit” drejt Oscarit ka marrë fund. Filmi kosovar nuk është nominuar në kategorinë e “Filmit më të mirë ndërkombëtar”.
“Zgjoi” filmi nën regji të Blerta Bashollit është i pari film që ka arritur suksese të përmasave ndërkomëbtare.
Në filmin që arriti suksese të mëdha luajnë, Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani, Ilir Prapashtica, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Xhejlane Terbunja, Shkëlqim Islami dhe Astrit Kabashi.
Fituesi do të shpallet në ceremoninë gala të Oscarsit, më 27 mars./Indeksonline/