75 Mall Live Search
08:18 / E Diele, 02 Qershor 2024 / Gj. Sh

Zhang ia fik ”dritat” Wilderit në raundin e pestë (VIDEO)

Zhilei Zhang e ka nokautuar Deontay Wilderin në raundin e pestë dhe duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë.Duket se kjo humbje e amerikanit është për ta pensionuar nga boksi, pasi nuk arriti të tregonte asgjë në këtë duel.
Qysh nga fillimi, Zhang u tregua dominues, duke e mbështetur gjithnjë Wilderin në qoshe të ringut.

Derisa amerikani tentonte të kundërpërgjigjej, boksieri kinez nuk lejoi asnjëherë befasi, për të vazhduar me paraqitje të mrekullueshme.

Në raundin e pestë, Zhang lëshoi disa goditje të fuqishme në drejtim të Wilderit, për ta nokautuar në raundin e pestë.

Gjyqtari numëroi deri në nëntë, por Wilderi nuk mund të qëndronte në këmbë – për ta mbyllur kështu duelin i mposhtur me nokaut dhe mund të jetë ky dueli i tij i fundit në karrierë.