Zhbërja e Task-Forcës antikorrupsion, përplas opozitën me kryeministrin

Zhbërja e Task-Forcës antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës, ka nxitur debat të ashpër midis kryeministrit të vendit Avdullah Hotit dhe opozitës, raporton IndeksOnline.
Derisa opozita kritikonte zhbërjen e saj, duke thënë se vendimi ishte marrë pasi ishte duke u hetuar ministri Agim Veliu për tender milionësh, Hoti mbrojti vendimi e tij, duke thënë se ajo i jepte kontroll të madh Qeverisë mbi këtë organ gjë e cila siç tha ai është e kundërligjshme.
“Kompetencat që i janë dhënë Qeverisë brenda kësaj Task-Force ishte që ata të përcaktonin edhe numrin e prokurorëve që do të merreshin me këtë çështje dhe a e dini se çka mungonte? Vetëm të tregonin edhe emrat se kush duhej të ishte aty”, tha Hoti.
Nga ana tjetër Rexhep Selimi i Vetëvendosjes tha se zhbërja e saj nuk është cilësuar e kundërligjshme vetëm nga ta, por edhe nga Amabasa e Amerikës të cilët kanë reaguar menjëherë pas këtij lajmi. Ai ka kritikuar Hotin pse një vendim të tillë nuk e kishin marrë më parë, meqë LDK-ja edhe në kohën e Isa Mustafës qeveriste vendin dhe se kjo Task-Forcë është funksionale tash e 10 vjet./IndeksOnline/