07:36 / E Hënë, 29 Mars 2021 / C E

Zhbllokohet Kanali i Suezit, Even Given fillon të lundroj

Ania gjigante e mallrave “Ever Given” është liruar dhe është në gjendje të lëviz pas disa ditësh që kur kishte ngecur në Kanalin e Suezit.

Kompania e shërbimeve detare “Inchcape” raportoi se anija është liruar dhe tashmë është në gjendje të lëviz drejtë destinacionit final, në Roterdam..

Tërheqja e anijes ishte një përpjekje e gjatë që përfshinte varka tërheqëse dhe gërmues.

Kanali, i cili kalon në mes të Egjiptit dhe gadishullit arabik, është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare.

Ngecja e anijës Ever Given – pjesë e flotës Evergreen – bëri që anijet e tjera iu duhej të ri-drejtoheshin rreth Afrikës derisa shumë të tjera ishin në pritje të lirimit të kanalit.

Dëmet e shkaktuara nga ngecja e anijes 400 metra të gjata konsiderohet me miliona dollarë. /IndeksOnline/