12:00 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / k.v

Zhbllokohet konkursi për drejtor të Policisë, Gazmend Hoxha merr pikët maksimale

Pesë muaj prej që është hapur konkursi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, tani ka nisur procedura për intervistimin e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozitë.

Gazmend Hoxha, i cili aktualisht mbanë pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka dalë i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, raporton IndeksOnline.

Nga 40 pikë maksimale, ai ka grumbulluar 27.5. Këto të dhëna janë bërë publike nga Ambasada e Britanisë së Madhe, e cila ka mbikëqyr procesin e intervistimit i cili ka zgjatur për dy ditë, 6 dhe 7 shkurt.

Pjesë e komisionit vlerësues kanë qenë: Fahrije Tërnava (Kryesuese), Naim Bardiqi, Blerim Hasani, Refike Sulçevsi dhe Skënder Perteshi, anëtarë.

Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri është në fazën përfundimtare dhe tani i mbetet Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që ti paraqes kryeministrit Albin Kurti, emrin e kandidatit të preferuar.

Kurti pritet ta emëroi drejtorin e ti në një nga mbledhjet e kabinetit qeveritar.

Rikujtojmë se Fehmi Hoti vazhdon të mbetet ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm, prej gushtit të vitit të kaluar kur dha dorëheqje Samedin Mehmeti.

IndeksOnline ka dërguar muaj më parë pyetje në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të marr një përgjigje se çfarë ka ndodhur me konkursin, por të njëjtit nuk kanë kthyer fare përgjigje.

Në konkursin e fundit për pozitën drejtor i përgjithshëm i policisë, kishin aplikuar pesë zyrtarë të lartë të policisë./IndeksOnline/