75 Mall Live Search
21:31 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / Gj. Sh

Zhbllokohet rezultati në ndeshjen e kundërshtareve të Ballkanit, kjo është tabela momentale

Kanë kaluar 30 minuta lojë në ndeshjen Ballkani-Slavia, por rezultati ende mbetet i pandryshuar në stadiumin Fadil Vokrri.

Por rezultati është zhbllokuar në ndeshjen tjetër të Grupit G, mes Sivassporit dhe CFR Cluj, shkruan Indeksonline.

Skuadra turke po udhëheq 1-0 duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të, me golin e Mustafa Yatabare.

Sivasspor aktualisht renditet në vendin e parë në tabelë me 10 pikë, e ndjekur nga CFR Cluj me 7 pikë, ndërsa Ballkani dhe Slavia Praha kanë nga 5 pikë./IndeksOnline/