Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë, ministria ka një apel për shoferët

Tashmë është zhbllokuar rruga Prizren – Prevallë, pas rrëshqitjeve të dheut.
Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infratrukturës, raporton Indeksonline.
“Ju informojmë se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë“, thuhet në njoftim.
Po ashtu nga ministria bëjnë thirrje ndaj vozitësve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë rrugë.
“Bazuar në konfiguracionin e terrenit ku shtrihet kjo rrugë, bëjmë thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në të gjithë gjatësinë e saj, pra nga Prizreni deri në Prevallë. Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë ramje eventuale e gurëve“./Indeksonline/