75 Mall Live Search
12:24 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Zhdrella: Feronikeli dhe Prishtina kanë përparësi për titull

4 herë futbollsti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella ka folur rreth luftës për titullin e kampionit që po zhvillohet mes Feronikelit, Prishtinës dhe Llapit.

Mesfushori që ka fituar disa herë titullin e kampionit, po kërkon që t’i ndihmoj sivjet Llapit të shpallet kampion për herë të parë në histori të klubit.

Megjithatë Zhdrella e pranon që më tepër përparësi kanë Feronikeli dhe Prishtina.

“Normal çdo ndeshje është e vështirë. Sot kemi ndeshje mjaft me rëndësi kundër Trepçës 89 dhe besoj që pikët do të mbesin në ‘Zahir Pajaziti’. Pastaj vijnë ndeshjet e tjera dhe secila është finale për neve. Ne sigurisht që kemi kapacitet për titull por përparësitë i kanë Feronikeli dhe Prishtina” deklaroi Zhdrella për Indeksonline.

Deri në fund të këtij edicioni Llapi do të luaj me Trepçën 89, Prishtinën, Feronikelin dhe Flamurtarin. /Indeksonline/