75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zhdrella, Idrizi e Veliu vazhdojnë me Llapin

Skuadra e Llapit ia ka vazhduar kontratën futbollistëve të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Llapit përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, shkruan IndeksOnline

Kështu, Zhdrella e Idrizi firmosin edhe për një vit qëndrim te Llapi, ndërsa Veliu blindohet për 3 vite.

“Blindohen ndër më të rëndësishëmit e skuadrës

Kapiteni Zhdrella dhe zv. kapiteni Idrizi vazhdojnë kontratën edhe për një vit – Veliu blindohet me kontratë 3 vjeçare

Podujevë, 19 gusht 2020 – Sot kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me kapitenin Mentor Zhdrella dhe zëvendëskapitenin Bujar Idrizi. Të dy futbollistët i qëndruan besnik skuadrës edhe për edicionin e ri. Zhdrella ishte ndër futbollistët më të mirë të skuadrës në edicionin që lamë pas duke ndihmuar skuadrën me 5 gola dhe 9 asistime në 24 paraqitje të zhvilluara, kurse Bujar Idrizi i rikuperuar plotësisht nga lëndimi i edicionit të kaluar, zhvilloi 8 paraqitje, kurse do jetë i gatshëm 100% që ta ndihmoj skuadrën në edicionin e ri.

Kurse gjatë ditës së sotme, sulmuesi 20 vjeç i krahut të majtë Valmir Veliu është blinduar me kontratë edhe për 3 vitet e ardhshme dhe kësisoji Veliu do jetë pjesë e skuadrës deri në momentin kur arrin ndonjë ofertë serioze e klubeve evropiane. Veliu në 27 paraqitje të edicionit të sa po mbyllur realizoi 4 gola e 5 asistime, kurse presim të ketë formë të mirë dhe të na ndihmoj edhe më tepër në edicionin e ri.

VAZHDOJMË TË BASHKUAR PËR EDICIONIN E RI”.