Zhdrella luajti i lënduar kundër Flamurtarit, ai tregon se si ndodhi
Kapiteni i Llapit Mentor Zhdrella, ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij 5-1 kundër Flamurtarit të hënën.
Ndonëse luajti për 45 minuta, ai shënoi gol dhe asistoi. Megjithatë në pjesën e dytë ai u largua nga loja për shkak të lëndimit, të cilin e pati edhe në fillim të ndeshjes.
“Për momentin jam me terapi. E kam një dhimbje në shpinë, të cilën e kam ndjerë që në ndeshjen me Prishtinën. Të shohim çka do të ndodhë në vazhdim” deklaroi Zhdrella për Indeksonline.
Ndeshjen e ardhshme, Llapi e luan kundër Dukagjinit dhe prezenca e tij në fushë është në dyshim. /Indeksonline/