Zhduken dy burra në Gjilan

Dy persona kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00, në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po hetojnë rastin.
“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./Indeksonline/